Vaksinohet kryeministri italian

15:00 | 30 Mars 2021
A. B.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri i Italisë, Mario Draghi dhe gruaja e tij, Maria Serenella Cappello, u vaksinuan për COVID-19 me vaksinën e AstraZeneca.

Çifti ka pritur radhën për grupmoshën e tyre, kanë marrë dozat e tyre të para në një qendër vaksinimi në stacionin qendror të Romës në Termini, kanë thënë burimet, shkruan bbc transmeton portali arbresh.info

Kujtojmë se, vaksina e AstraZeneca për COVID-19 u pezullua në Itali dhe në vendet e tjera të Evropës, për disa ditë në fillim të këtij muaji si një masë paraprake mbi frikën se mund të lidhej me mpiksjen e gjakut.

Por Italia rifilloi përdorimin e vaksinës pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) konfirmoi se ishte e sigurt. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme