LDK prap jo unanime për Vjosa Osmanin, Abdixhiku: Të insistosh në mjetet që e sollën humbjen është e pafalshme

14:35 | 30 Mars 2021
arbresh.info

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është ende e qartë nëse do të qëndrojnë në seancën kur pritet të votohet Vjosa Osmani për presidente.

“Të insistosh në mjetet që e sollën humbjen është e pafalshme”, deklaroi lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai nuk komentoi nëse qëndrimi i deputetëve ishte unanim, por deklaron se ka kërkuar nga deputetët e partisë që drejton të qëndrojnë në sallë.

“Ne do të marrim pjesë në seancën ku votohet Presidenti i ri i Kosovës pa ndërhyrë në qëndrimet e votimit të deputetëve”, është shprehur Abdixhiku pas takimit me deputetët e kësaj partie.

Sipas tij, ikja nga përgjegjësia është zgjidhje e lehtë.

“S’jemi në politikë për vendime të lehta, por për të dhënë zgjidhje në procese të vështira”, deklaroi Abdixhiku./arbresh.info/

?LIVE Vendimi i deputetëve të LDK-së në lidhje me Vjosa Osmanin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme