Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në konferencë për shtyp bëri të ditur se është kundër shtyrjes së regjistrimit të popullsisë për në shtator.
Sela tha se do të shfrytëzojë mekanizmin e badentirit për të bllokuar Kuvendit.
“Ne kemi mekanizma për të pamundësuar marrëveshjen e dy krerëve të partive politike për shkak se ky ligj shkon me bandenter dhe ne do ta përdorim mekanzimin e badentirit për të bllokuar Kuvendin”, tha Ziadin Sela.
Sela po ashtu përgëzoi mërgatën e cila u regjistrua dhe inkurajoi që të vazhdojë edhe më tej me regjistrim.
“Përulemi para jush, ju lumtë për punën që keni bërë. Ne do të bllokojmë shtyrjen e ligjit në Parlament dhe regjistrimi duhet të përfundojë me 21 prill. Mos u demotivoni, ju vazhdoni të regjistrohuni”, tha Sela.
Sela rikujtoi se Maqedonia e Veriut është demokraci parlamentare dhe se nuk është as Republikës presidenciale dhe as monarki dhe se të ketë marrëveshje për anulim të regjistrimit të disa individëve për shkak se, siç thotë Sela, këtu vendos Kuvendi./Telegrafi/
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...