Nusja bëhet për spital, intervistohet vjehrri

11:16 | 30 Mars 2021
arbresh.info

Policia e Kosovës raporton për tri raste të dhunës në familje në Rajonin e Prishtinës, kryesisht dhunë e burrave ndaj grave të tyre, shkruan arbresh.info.

Këto janë të dhënat e policisë:

Prishtinë, 29.03.2021-15:40. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar pasi që viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktimës i është dhënë ndihmë mjekësore. Lidhur me rasti është intervistuar edhe vjehrri i viktimës. Pas intervistimit , me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

· Lipjan, 29.03.2021-21:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është duke u mbajtur dhunshëm nga i dyshuari mashkull kosovar. Njësiti policor iu është përgjigjur rastit dhe palët i ka sjellë në stacion policor. Pas intervistimit është kuptuar se bëhet fjalë për dhunë në familje. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

· Fushë Kosovë 29.03.2021-19:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari (bashkëshorti i saj) mashkull kosovar më parë e kishte rrahur dhe për këtë rast kishte një marrëveshje që të mos afrohet te shtëpia, mirëpo i dyshuari me forcë kishte hapur derën e hyrjes së shtëpisë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme