Google ADS

Rita Ora reklamon koleksionin e saj të ri “ShoeDazzle”

09:42 | 30 Mars 2021
A. B.

Rita Ora vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, për sa kohë qëndron aktive me prurjet e reja.

Ajo sapo ka lansuar mini-albumin “Bang”, që është pritur jashtëzakonisht mirë nga admiruesit e muzikës së saj, shkruan portali arbresh.info

Përkundër karrierës, Rita nuk lë anash asnjëherë postimet në rrjete sociale, të cilat po ashtu marrin pëlqime të shumta.

Rita së fundi ka realizuar edhe linjën e saj të këpucëve dhe njoftoi se ka bashkëpunuar me “ShoeDazzle”.

Bukuroshja ka reklamuar atletet, çizmet dhe sandalet që do t’i ketë koleksioni i saj me “ShoeDazzle”.

Krijuesja e hitit “Anywhere” ka qenë gjyqtare edhe në “The Masked Singer”, por u raportua se ishte larguar për shkak të shkeljes së rregullave për organizimin e ditëlindjes së 30-të. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme