Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga Qendra e Kulturës Shqiptare, “Shemsetin Sami Frashëri” në Ankara.
“Me këtë rast, kjo Qendër e ka përgëzuar Kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke theksuar se Komiteti Shqiptar që jeton në Turqi, përgjithmonë do të mbajë lidhje me Shtetin e Republikës së Kosovës duke luajtur rol kryesor e kyç në urën lidhëse mes dy shteteve”, thuhet në komunikatën për medie të Kryeministrisë.
Qendra e Kulturës Shqiptare, “Shemsetin Sami Frashëri” shpreson se gjatë kësaj qeverisjeje bashkërisht do të organizojnë aktivitetet e shumta kulturore./arbresh.info/
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...