Google ADS

SHBA-të paralajmërojnë hakmarrje me taksë deri në 25% për Britaninë e Madhe

09:00 | 30 Mars 2021
A. B.

SHBA-të e kanë paralajmëruar Britaninë e Madhe se mund të përballet me taksë deri në 25 për qind ndaj disa eksporteve britanike si hakmarrje për vendosjen e një takse nga Mbretëria e Bashkuar ndaj kompanive të teknologjisë.

Sipas një liste të publikuar nga administrata e presidentit Joe Biden, nga kjo taksë mund të goditen qeramikat, produktet e kozmetikës, disa lloje të rrobave, pajisjet për lojëra kompjuterike dhe mobiliet, shkruan bbc transmeton portali arbresh.info

Me këtë taksë pritet të shtohen të hyrat për 325 milionë dollarë, aq sa ShBA-ja beson se do të grumbullojë Britania nga taksa ndaj kompanive të teknologjisë.

Sidoqoftë, Uashingtoni duket se nuk do të ndalet, duke vlerësuar se taksa ndaj shërbimeve digjitale ka atribute të paarsyeshme, diskriminuese dhe të rënda. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme