Motra më me ndikim e liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka kritikuar Presidentin e Koresë Jugore, duke thënë se ai është një “papagall i rritur nga Amerika”.
Komenti i saj erdhi pasi vëllau i saj u kritikua për shkak të provave të reja të raketave balistike, transmeton portali arbresh.info
Koreja e Veriut ka një histori të gjatë të përdorimit të provave të armëve për të rritur tensionet dhe javën e kaluar kreu provokimin e parë të rëndësishëm që nga inaugurimi i Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden.
SHBA dhe Japonia thanë që Koreja Veriore lëshoi raketat balistike, të cilat janë të ndaluara sipas rezolutës të OKB-së, ndërsa Peniani këmbënguli se ishte vetëm një armë taktike e drejtuar.
Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in, i cili mbështet marrëdhëniet me Penianin, mbajti një fjalim të kujdesshëm të premtën në të cilin ai nuk iu referua specifikisht testit të raketave.
Veprimet që qëndrojnë në rrugën e rifillimit të dialogut midis Penianit dhe Uashington janë “të padëshirueshme”, tha ai.
Fjalimi i tij provokoi dënimin për Penianin dhe Kim Jong-un.
Duke e quajtur presidentin e Koresë së Jugut “një papagall të rritur nga Amerika”, motra e Kim Jong-un tha se ai po përdorte “logjikën e gangsterëve amerikanë”.
Administrata e Biden është në fazat e fundit të krijimit të një plani politik ndaj Koresë së Veriut dhe presidenti i SHBA ka thënë disa herë se ai do të kërkojë të rinovojë aleancat me partnerë si Koreja e Jugut.
Biden paralajmëroi Korenë e Veriut se “do të ketë një përgjigje nëse përshkallëzohet” testimi.
Ai e la derën hapur për diplomaci të mëtejshme, por Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Biden “nuk ka ndërmend” të takohet me Kim./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...