Salah deklarohet për përballjen me Realin në Ligën e Kampionëve

08:16 | 30 Mars 2021
A. B.

Mohamed Salah është rikthyer të flet edhe një herë për përballjen që e kishte me Sergio Ramosin në të kaluarën, aty ku mbeti i lënduar.

Real Madridi dhe Liverpooli do të takohen më 6 prill në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, e që do të jetë një takim mjaftë interesant.

Në vitin 2018, The Reds dhe Los Blancos ishin takuar në finalen e garës më të madhe për klube, derisa Ramos i kishte nxjerrë kraharorin Salahut.

Për këtë përplasje, egjiptiani ka thënë se ka mbetu në të kaluarën dhe ai është i fokusuar në takimin që po vije.

“Ajo ndeshje është në të kaluarën, nuk mendon për të (çfarë ka ndodhur me Ramosin)”, ka thënë Salah për Marca.

“Jam duke menduar për skuadrën. Të gjithë janë të fokusuar dhe dëshirojmë të fitojmë, kjo është e tëra”.

“Mendoj se që të dy jem të fortë. Të dy skuadrat kanë fituar dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, jemi të përgatitur, Është një garë speciale dhe të dy skuadrat po bëjmë mirë”, ka shtuar më tej Salah.

Liverpooli e kishte humbur atë finale me rezultat 3-1, mirëpo një vit më vonë kishte arritur të triumfonte. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme