Autoritetet në Australi kanë njoftuar se numri në rritje i të infektuarve me variantin anglez të koronavirusit është duke u përhapur nga infermierët e pavaksinuar.
“Që nga dje, 15 raste të transmetimit lokal brenda komunitetit janë raportuar”, kanë theklsuar autoritete shëndetësore, duke shtuar se situata është shqetësuese, transmeton portali arbresh.info
Dy raste të reja të infeksionit me variantin britanik duket se janë të lidhura me një fokus tjetër dhe një mjek në Spitalin Princess Alexandra i cili është infektuar që prej 9 Marsit, shkruan The Guardian.
Në Australi, 43% e personelit shëndetësor nuk janë vaksniuar.
Chris Perry, president i AMA për Queensland, tha se ishte e qartë që vaksinimi kërkoi kohë, por u bëri thirrje autoriteteve të shpejtojnë vaksinimet e mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë në spitale.
“Të paktën, çdo profesionist i kujdesit shëndetësor që punon me pacientë të infektuar me Covid-19 të vaksinohet dhe të ketë paisje të përshtatshme mbrojtëse”, tha Perry./arbresh.info/
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...