Kjo është çfarë ne dimë deri tani rreth shtatë terroristëve të cilët vdiqën dhe të dyshuarit e tjerë të cilët mund të jenë të lidhur me sulmet.
Sulmuesit e Batalcanit: Tre sulmues njoftohen të kenë vdekur kur forcat e sigurisë bastisen sallën e koncerteve: dy nga ta me shpërthim vetëvrasës dhe një për të cilin policia raportoi së është qëlluar nga një oficer i tyre. Një nga sulmuesit vetëvrasës ishte Omar Ismail Mostefai, i cili u identifikua nga shenjat e gishtërinjve , të marra nga gishti i prerë i tij,raporton The Guardian, përcjellë Klan Kosova.
Sulmuesi i Bulevardit Voltair
Ibrahim Abdeselam, gjithashtu i njohur si Brahim Abdeslam, 31 vjeçar, një nga tre vëllezërit që besohet të ketë qenë i involvuar në sulm, u identifikua nga prokurorët pasi kishte huazuar një veturë të tipit Seat të cilën e kishte përdorur për t’i kryer sulmet. Ai shpërtheu eksplozivin në kafenen Comptoir Voltaire, duke lënduar rëndë një person në kafene dhe vrarë vetën.
Sulmuesit në” Stade de France”
Tre sulmues vetëvrasës kanë vdekur në këtë vend nga shpërthimi i bombave. Njëri ishte Bilal Hadfi, i moshës 19 ose 20 vjeçare, i cili jetonte në Belgjikë.
Një pasaportë siriane e një 25 vjeçari i quajtur Ahmed Almohamed është gjetur aty. Ishte regjistruar nga një refugjat i cili zbarkoi në ishullin grek Leros në tetor, por autoritetet nuk kanë konfirmuar ende nëse shenjat e gishtërinjve përshtaten me ndonjë nga mbetjet e sulmuesve,njofton The Guardian.
Ende nuk ka informata për sulmuesin e tretë në stadium.
Dyshim për një të arratisur
Policia kanë vendosur një njoftim ndërkombëtar dhe fletë arrest për 26 vjeçarin, Salah Abdeslam, vëllai i njërit nga sulmuesit i cili vdiq gjatë sulmeve.
Salah Abdeslam, thuhet të ketë huazuar një veturë Vokswagen Polo me ngjyrë të zezë, që u përdor nga grupi që sulmoi Batalcanin. Ai ka lindur dhe është rritur në Belgjikë, por është shtetas francez.
Disa orë pas sulmeve, policia franceze ka ndaluar Salah Abdeslamin dhe dy persona të tjerë në kufirin me Belgjikën, por i ka lëshuar të kalojnë sepse emri i tyre nuk ka qenë në asnjë listë ndalimi. Policia tani thotë se ai duhet të konsiderohet i rrezikshëm dhe qytetarët nëse hasin në të nuk duhet te intervenojnë./arbresh.info
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...