Google ADS

Kurti emëron Getoar Mjekun zëvendësministër

23:10 | 29 Mars 2021
V. S.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot  Getoar Mjekun si zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Mjeku përmes një postimi në prfolin e tij në facebook.

Postimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, më emëroi sot zëvendësministër të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Unë do të punoj me përkushtim, përkrah ministres Rozeta Hajdari, për ta pru ndryshimin që kanë kërku qytetarët me votën e tyre, më 14 shkurt.

Me rangu për Atdhe, thoshte gjyshi im, është si me ngá me qiri në dorë. Se kur marrim detyra prej Republikës, duhet ta shfrytëzojmë kohën drejt dhe të ecim udhës së drejtë, pa u ndalë, pa u ngutë, pa u hutu.Jam thellësisht i lumtur për mundësinë me i shërby Dardanisë, republikës sonë të shtrenjtë!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme