Një nga mënyrat më efikase dhe të thjeshta për të shfrytëzuar të mirat e mjaltit është konsumi i tij përpara gjumit.
Ekspertët e mjekësisë popullore rekomandojnë njëzëri se një lugë çaji me mjaltë përpara se të shtriheni për të fjetur është kura më e mirë në këto kohë virusesh, shkruan lajmi.net.
Rënia në peshë
Nëse konsumohet në mbrëmje, mjalti ndihmon më shumë në djegien e yndyrnave dhe në përmirësimin e funksioneve të mëlçisë. Duke pirë çajin me mjaltë në vend të sheqerit do të parandaloni shtimin në peshë dhe do të ulni nivelin e sheqerit në gjak dhe të triglicerideve.
Ngrënia e një luge çaji me mjaltë përpara gjumit frenon urinë gjatë natës. Kësisoj, mjalti ju ndihmon të humbisni peshë teksa jeni në gjumë.
Mjaltë për një gjumë të qetë
Mjalti përmirëson cilësinë e gjumit, mungesa e të cilit mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore siç janë: tensioni i lartë, diabeti i tipit 2, artriti, ishemia dhe sëmundjet e zemrës.
Nëse konsumoni një lugë çaji me mjaltë përpara gjumit, ai do të rrisë lehtë nivelin e insulinës e cila ndihmon në çlirimin e hormonit tryptophan. Mjalti ndihmon edhe në rritjen e serotoninës, hormoni i humorit të mirë, kënaqësisë dhe gëzimit si dhe melatoninës, hormoni i gjumit të mirë.
Parandalon alergjitë
Mjalti lufton alergjitë dhe forcon imunitetin. Këto aftësi i atribuohen mjaltit të vërtetë dhe jo atij të pasterizuar. Mjafton një lugë çaji me mjaltë çdo natë për të shmangur alergjitë e shkaktuara nga poleni.
Imuniteti
Antioksidantët tek mjalti parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe forcojnë imunitetin. Nëse pini një lugë çaji me mjaltë në mbrëmje, do të jeni plot energji dhe do të mbroni rrugët e frymëmarrjes nga infeksioni.
Një lugë me mjaltë ju ndihmon edhe kundër kollës dhe mbron shëndetin e organizmit.
Rama pret në takim delegacionin nga qyteti Cospicua i Maltës...
Aksi i ri Korçë-Ersekë, lidh dy bashkitë për 20 minuta. Nxit...
Kurti në Shtugart: Mërgata jonë është përbërësi i fuqishëm h...
Gjermania ndryshon “paketën e sigurisë”, por çfarë përmban a...
Akomodohen 68 afganë në Kosovë
Krasniqi: PDK do e bëjë secilin qytetar të krenohet sërish m...