Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, sqaron se procesi i regjistrimit në Maqedoninë e Veriut është shtyrë të bëhet 5-30 shtator.
Edhe zëvendëskryeministri, Artan Grubi, deklaroi për arbresh.info se procesi për regjistrimin e qytetarëve rezident të Maqedonisë së Veriut është shtyrë, por jo edhe për atë të diasporës.
“Përkundrazi, kjo formë mundëson periudhë shumë më të gjatë kohore për vazhdimin e regjistrimit të diasporës, nga muaji mars deri në muajin shtator”, thotë Grubi për arbresh.info.
Ndërsa sa i përket regjistrimit të qytetarëve rezident, sipas Grubit, në muajin shtator pretendohet të ketë imunizim më të madh të popullsisë.
Marrëveshja është arritur mes kryeministrit, Zoran Zaev dhe liderit të opozitës, Hristijan Mickoski, pas mosmarrëveshjeve për këtë census.
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut po kryhej online në portal dhe pritej të mbaronte në prill, por tashmë do të rifillojë në 5 shtator teksa edhe zgjedhjet lokale do të shtyhen në fund të tetorit./arbresh.info/
Sot takohen Zaevi dhe Mickoski, kërkohet zgjidhje për punën e Kuvendit
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...