Google ADS

Pacolli: Për vaksinën kanë nevojë më shumë ata që përballen çdo ditë me COVID-19

17:45 | 29 Mars 2021
V. S.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas aplikimit të vaksinës së parë kundër COVID-19.

Pacolli shprehet se Astra Zeneca erdhi në Kosovë, si donacion, dhe për këtë më shumë kanë nevojë ata që përballen çdo ditë me COVID-19.

”Vaksina “Astra Zeneca” e cila erdhi si donacion nga aleanca Covax, është e sigurt dhe e suksesshme në miliona njerëz në mbarë botën. Qytetarët dhe ata që përballen çdo ditë me Covid kanë nevojë për këtë donacion, më shumë sesa njerëzit e politikës, të cilët kanë më shumë mundësi ta mbrojnë veten, e jo duke shfrytëzuar donacionin”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme