Kompania kineze do të prodhojë mbi 60 milionë doza të vaksinës Sputnik V

16:10 | 29 Mars 2021
arbresh.info

Kompania kineze e bioteknologjisë Shenzhen Yuanxing Gene-tech do të prodhojë më shumë se 60 milionë doza të vaksinës ruse kundër koronavirusit të ri(COVID-19) Sputnik V, njoftoi Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), raporton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja mbi këtë tashmë është nënshkruar, ndërsa prodhimi fillon në maj, theksohet në njoftimin e RDIF-së.

Rusia është vendi i parë që regjistroi një vaksinë kundër koronavirusit për përdorim publik dhe është gjithashtu vendi i parë që fillon vaksinimin masiv.

Vaksina Sputnik V jepet në dy doza dhe mund të kombinohet me antigjene të tjera, përfshirë ato që përdoren kundër gripit. Dallimi në doza është lloji i adenovirusit që përdoret për të shpërndarë vaksinën në qeliza.

Revista mjekësore The Lancet raportoi se rezultatet paraprake të hulumtimit të fazës 3 të Sputnik V treguan efikasitet prej 91,6 për qind me dy doza të vaksinës./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme