Derbi lokal Priping vs Prishtina

15:24 | 29 Mars 2021
arbresh.info

Të martën duke filluar nga ora 19:00, në pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, do të zhvillohet derbi i kryeqytetit në pingpong mes KPP PRiPING dhe KPP Prishtina, në kuadër të xhiros 4, në Superligën e Kosovës.

KPP Priping me përforcimin e ri (Chris Doran) synon të siguroj fitore në xhiron e IV, në Superligen e Kosoves dhe të avancohet në tabelën e ligës, transmeton arbresh.info.

Kjo është hera e parë që KPP PRiPING luan më KPP Prishtina dhe kryetari i klubit Kastriot Orana shprehet se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë ndeshjë dhe se lojtarët janë të motivuar.

“Të marten luajm me Prishtinen, është ndeshje e vështirë meqë dihet që Prishtina ka përvojë me të madhe dhe ka shumë vite që luajn në Superlige. Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje dhe lojtarët tanë janë shumë të motivuar për ndeshjën me KPP Prishtina”, u shpreh Orana.

Ndeshja do të zhvillohet duke respektuar të gjitha masat për parandalimin e shpërndarjës së virusit Covid-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme