U.d. Presidenti i Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.
Ambasadori Konsnett uroi u.d. Presidentin Konjufca për detyrat e reja si u.d. President dhe Kryetar i Kuvendit, duke i dëshiruar sukses dhe duke konfirmuar përkushtimin e tij dhe të ShBA-së për të bashkëpunuar me institucionet e Republikës së Kosovës.
Nga ana tjetër, u.d. Presidenti Konjufca ka falënderuar ambasadorin Kosnett dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën dhe partneritetin e vazhdueshëm me Republikën e Kosovës. Konjufca vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit dhe thellimit edhe të mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet të të dy shteteve, duke konfirmuar përkushtimin e tij për një gjë të tillë. U.d. Presidenti Konjufca poashtu ka potencuar rëndësinë e stabilitetit institucional dhe konstituimit sa më të shpejtë të të gjitha institucioneve, si parakusht për zhvillim të proceseve me rëndësi për vendin.
Ambasadori Konsett potencoi rëndësinë e zgjedhjes së Presidentit të vendit, duke përmbyllur kështu konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ai theksoi nevojën për rol konstruktiv të të gjitha forcave politike në vend përgjatë këtij procesi, duke pasur parasysh interesin shtetëror para atij politik e partiak. /arbresh.info/
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë