Pasditen e sotme fillon vaksinimi.
Por, nuk do të jenë qytetarët ata që do të vaksinohen.
“Janë diku gjashtë persona që do të vaksinohen sa për simbolik”, kanë bërë të ditur burime të portalit arbresh.info brenda Shërbimit Spitalor Klinik, Universitar të Kosovës.
Procesi i përgatitjes ka filluar menjëherë pas arritjes së vaksinave.
Këtë të diele kanë arritur 24 mijë vaksina Astra Zeneca përmes COVAX-it.
Ende nuk dihet nëse personeli mjekësorë do të vaksinohet në Shqipëri për t’i mundësuar kategorive tjera vaksinimin në Kosovë.
Kryeministri, Edi Rama, pati premtuar se do të ndajë vaksina për të gjithë mantelbardhët e Kosovës./arbresh.info/
Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti, zyrtarisht prezantues të B...
Rama pret në takim delegacionin nga qyteti Cospicua i Maltës...
Aksi i ri Korçë-Ersekë, lidh dy bashkitë për 20 minuta. Nxit...
Kurti në Shtugart: Mërgata jonë është përbërësi i fuqishëm h...
Gjermania ndryshon “paketën e sigurisë”, por çfarë përmban a...
Akomodohen 68 afganë në Kosovë