Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndërprerë aktivitetet elektorale, në nderim dhe kujtim të Iih-kryeministri i Shqipërisë dhe deputetit socialist, Bashkim Fino i cili u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.
Rama përmes një postimi në Facebook, ka reaguar duke thënë se nuk ka fjalë për të shkruar për Finon, teksa shtoi se i duket e pabesueshme që ai nuk jeton më.
“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë”, ka shkruar Rama për vdekjen e deputetit Fino.
Për shkak të vdekjes së Fino, Rama ka thënë se aktivitetet elektorale do të ndalen.
“Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur?”, shkruan Rama.
Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar. Një ditë më parë ai humbi nënën e tij.
Lexo edhe:
Ish-kryeministri i Shqipërisë humb betejën me Covid-19 – Arbresh.info
Bashkim Fino ka një karrierë të gjatë politike dhe të hershme në Partinë Socialiste.
Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.
Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe zëvendëskryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa, në periudhën 2004, ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.
Bashkim Fino në Prill të vitit 2016 u zgjodh Sekretar për Organizimin Administrativ në Partinë Socialiste me 260 vota.
Fino ka mbajtur gjithashtu dhe disa poste ministrore. Ai prej vitesh është deputet i Parlamentit një figurë dhe zë i spikatur.
⚫️ E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam…
Posted by Edi Rama on Sunday, 28 March 2021
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...