Dalin raste me Covid-19, gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë kalon në mësim online

17:52 | 28 Mars 2021
A Z

Shkolla e mesme e lartë “Sami Frashëri” në Prishtinë nga e hëna do të kalojë në skenarin C, përkatësisht në mësim online.

Kjo për shkak të rasteve të reja me koronavirus në këtë shkollë. Shkuarja në mësim online do të bëhet me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Ditëve të fundit në shkollën ‘Sami Frashëri’ kanë rezultuar tre mësimdhënës dhe 12 grupe të klasëve në vetizolim”, thuhet në rekomandim.

Mësimi online do të mbahet për dy javët e ardhshme.

Deri tash disa shkolla kanë shkuar në mësim online për shkak të rasteve të reja me koronavirus.

Rastet me Covid-19 javëve të fundit kanë shënuar rritje. Vetëm të dielën janë regjistruar 10 të vdekur dhe 914 raste me koronavirus.

 

Të ngjashme