Muzeu i radio ‘Kosova e Lirë’, zëri i luftës që u harrua në paqe 

14:12 | 28 Mars 2021
Arbresh.info

Në pamje të parë të jepe përshtypjen se është një shtëpie normale, por më të hyrë në të gjendet një “thesar”, i tërë. Është kjo shtëpia muze ku ruhen mjetet me të cilën radio ‘Kosova e Lirë’ transmetonte të bëmat e gjenocidit serb në Kosovë.

E kjo shtëpi muze është harruar nga dora e shtetit.

Magnetofoni, kamera, radio, mikseta e mirkofoni, janë vetëm disa nga mjetet të cilat janë ruajtur me fanatizëm  e të cilat për nga pamja e jashtme duket se flasin për vuajtjet që kanë kaluar.

Brenda këtyre katër mureve gjendet ajo që para 22 vitesh bëri buj e informoi gjithë botën për luftën në Kosovë.

Ndonëse vitet ikin, Riza Berisha, punëtor teknik i Radios Kosova e Lirë në kohë lufte, rrëfen me nostalgji periudhën kur radio filloi punën.

E duket që dimri i vështir e bora e madhe në malet e Berishës nuk ishin pengesë për këtë ekip prej më pak se 10 personave që të kryenin detyrën e tyre.

“Gazetarët nga tereni na kanë pru informacione dhe kemi punu 24 orë pa ndërpre. Edhe pse ishte luftë dhe dimër i ashpër e kemi krye punën. Kemi udhëtu 500 metra larg çdo ditë ka dy herë në ditë”.

Të radhitur një nga një e me data të caktuara, këto kaseta të radiove mbajnë më vetë histori të shumta.

Historia përmes tyre duket se është edhe më e pasur, ani pse Berisha, rrëfimin e ka të trishtë për periudhën e pasluftës.

Ndonëse para dy dekadash me këtë radio po krenohej e tërë shqiptaria, mbarimi i luftës duket se zbehu edhe interesimin për të.

Dora e shtetit për këto dokumente që vulosin luftën e UÇK-së, nuk u ndie fare.

“Qeveritë e pasluftës nuk kenë të gatshme të intervenojnë”.

Duke mos dashur të shprehet i mllefosur, Berisha tregon se si vite me radhë rendën nëpër institucione në mënyrë që këto dokumente të arkivohen e mos të humbin.

Ai ka një shpresë, që ndoshta ndonjë Qeveri e re do të kthej kokën kah ky muze dhe kah fshati Berishë, që në periudhën e luftës ishte bërë qendër e dhënies së informacionit.

Në mbrojtje të zërit të lirë, ranë edhe si istikam të cilët mbrojtën punën e radios në periudhën e luftës.

“Të gjithë ata dëshmor kanë rënë duke mbrojt radion Kosova e Lirë në atë kohë”./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme