Komandantët ushtarakë të 12 shteteve kanë dënuar forcën vdekjeprurëse të përdorur nga ushtria e Mianmarit, pasi më 27 mars u vranë mbi 90 persona, që ishte dita më e përgjakshme që prej se në këtë shtet ushtria mori kontrollin dhe filloi shtypjen e protestuesve që po e kundërshtojnë puçin ushtarak.
Përmes një deklarate të përbashkët, shefat e mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara dhe disa shteteve të NATO-s si dhe të Japonisë, Zelandës së Re, Koresë së Jugut dhe Australisë, thanë se ushtria në Mianmar – që njihet ndryshe edhe si Birmani – ka humbur kredibilitetin me njerëzit e saj, shkruan Bcc transmeton portali arbresh.info
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, akuzoi ushtrinë si një “mbretëri terrori”, që po sakrifikonte jetën e njerëzve për t’i shërbyer disave”.
Bëhet e ditur se e shtuna ishte dita më vdekjeprurëse që kur ushtria mori kontrollin muajin e kaluar.
Shefat e mbrojtjes nga disa vende të ndryshme, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, lëshuan të dielën një deklaratë të rrallë të përbashkët duke dënuar veprimet e dhunshme të ushtrisë.
Dita e Forcave të Armatosura shënohet për të kujtuar nisjen e rezistencës lokale ndaj okupimit japonez gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Junta njoftoi se tetë delegacione ndërkombëtare morën pjesë në paradë, përfshirë ata nga Kina dhe Rusia. Media shtetërore shfaqi zëvendësministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Aleksandr Fomin teksa ndiqte paradën.
Fomin tha se Rusia është “e përkushtuar ndaj një strategjie që synon rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Rusisë. Në njoftim po ashtu u tha se pajisjet ushtarake, të prodhuara në Rusi, janë shfaqur në këtë paradë, transmetoi Interfax. /arbresh.info/
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb