Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas arritjes së vaksinave sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit tha se priten doza shtesë të kësaj vaksine në prill.
Ai theksoi se ky sistem është dashur të funksionojnë shumë më herët.
“Për fat të keq është një sistem që pritën të funksionojë shumë më herët, por ndodhi që prodhuesit të mos i kënaqin nevojat e gjithë vendeve. Ky sistem ishte krijuar për disribuimin e barabartë”, tha Filipçe.
Ai shtoi se në muajin prill pritet të arrijnë deri në 100 mijë vaksina, përkatësisht 76 mijë doza të tjera.
“Imunizimi do të zbatohet në pika. Në çdo spital do të ketë pajisje. Në çdo qytet do të zbatohet ashtu siç zbatohet vaksinimi i rregullt”, tha mes tjerash Filipçe./Telegrafi/
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...