Google ADS

Vlerësimet e Shashës për ‘Planin Marshall’ të Albin Kurtit

10:21 | 28 Mars 2021
A. B.

Demush Shasha, drejtor ekzekutiv në institutin, EPIK, thotë se Kosova duhet të vazhdoj të luaj rol konstruktiv në çdo iniciativë rajonale që synon integrimin më të afërt të vendeve të Ballkanit në mes vete dhe me BE-në.

“Në këtë drejtim, Kosova duhet të qëndroj sa më larg iniciativës së Mini-Shengenit dhe të insistoj në materializimin e gjitha synimeve të kësaj iniciative brenda procesit të Berlinit. Pra me fjalë të tjera ne duhet të insistojmë në promovimi e mekanizmave dhe strukturave ku lidershpin e ka Gjermania, e jo Serbia”.

Duke shpjeguar për idenë  e Albin Kurtit për një ‘Plan Marshal’, Shasha thotë se vendet e Ballkanit duhet të vazhdojnë integrimin e tyre rajonal në kuadër të procesit të Berlinit.

“Plani Marshall ka qenë një plan ekonomik i SHBA-ve për të përkrahur rimëkëmbjen ekonomike të Evropës pas luftës së dytë botërore. Në këtë drejtim, nuk konsideroj se mund të tërhiqet një paralele me idenë e Mini-Shengenit si një ide e pa menduar mirë të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriut. Mini-Shengeni nuk e gëzon as përkrahjen e vendeve të rajonit, e as të BE-së. Vendet e Ballkanit duhet të vazhdojnë integrimin e tyre rajonal në harmoni me procesin integrues të tyre. Në këtë drejtim, çdo vend duhet të insistojë në thellimin e integrimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit”, vlerëson Shasha.

E në kuadër të këtij procesi, sipas tij Kosova duhet të vazhdoj punën e mirë, me institucionet ndërkombëtare financiare dhe partnerë zhvillimor, në identifikimin e projekteve madhore infrastrukturore të cilat do sigurojnë Kosovës financime të favorshme të projekteve në energji, mjedis, infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore dhe tranzicionin drejt ekonomisë digjitale dhe gjithëpërfshirëse.

“Plani Marshall” u përmend nga kryeministri Albin Kurti, edhe në ditën e zgjedhjes në krye të ekzekuvitit.

“Plani Marshall” ishte një fond ndihmash i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar shtetet e Evropës në rimëkëmbjen ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore në vitin 1947.

Krijimi i këtij plani çoi në themelimin e NATO-s si një aleancë mbrojtëse. Sekretari i Shtetit, George Marshall fitoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 1953 për përpjekjet e tij në zbatimin e “Planit Marshall”. /V.Selimi/arbresh.info/

Lexo edhe:

“Plani Marshall”, “injeksion” i vendeve të Ballkanit Perëndimor para anëtarësimit në BE – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme