Google ADS

“Plani Marshall”, “injeksion” i vendeve të Ballkanit Perëndimor para anëtarësimit në BE

10:19 | 28 Mars 2021
Arbresh.info

Si emër ishte dëgjuar në vitin 1947 nga Sekretari i Shtetit amerikan, George Marshall.

Por  “Plani Marshall”, u dëgjua pas shtatë dekadash nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për Sigurisë në Mynih, ku nuk u pajtua që të krijohet një “Mini-Shengen”, për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ku bënë pjesë edhe Kosova.

Por, çka e dallon “Mini-Shengenin”, prej “Planit Marshall”?

Njohës i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani, në një përgjigjej për arbresh.info, ka bërë dallimet e tyre.

Sipas tij, përderisa “Plani Marshall”, ruan subjektivitetin juridik dhe nxitë përkrahjen ekonomike, “Mini-Shengeni”, më shumë orientohet ka lëvizja e lirë.

“Plani marshall do të ishte diçka që e runë më së shumti subjektivitetin juridik. Në rrethanat që jemi ne,  me Serbinë që se njeh shtetin e Kosovës dhe zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit nuk janë ashtu siç duhet, bënë që një ‘Plan marshall’, të jetë më i pranueshëm. ‘Plani Marshall’, është mendu të jetë më shumë si inventivë ekonomike që do ta mbështeste atë çka zhvillon Ballkani perëndimor ndërsa, “Mini-Shengeni”,  është  ma tepër për të mundësuar lëvizjen e lirë”.

Sipas Ujkanit, përmbajtja e “Mini-Shengenit”, është e njëjtë me proceset e integrimeve evropiane vetëm se tek “Mini-Shengeni”, kufizimi është më i vogël, prek vetëm disa vende.

Ai madje tregon se cili prej tyre duhet të mbështetet, jo vetëm nga Kosova por edhe nga Ballkani Perëndimor.

“Mbështetja e ‘Mini-Shengenit’, është sikur ta mbështesësh procesin e integrimeve evropiane, përmbajtja është e njëjtë vetëm se këtu kufizimi është më i vogël se kufizohet me tregun e Ballkanit Perëndimor në vend që të ishte me gjithë BE-në. Në anën tjetër “Plani i Marshallit”, unë mendoj se duhet të mbështetët pasi që Ballkani Perëndimor nuk është që nuk ka përfitu financiarisht në të kaluarën, por është momenti që Ballkani Perëndimori ta ketë një lloj injeksioni apo “Plan -Marshall “, apo si do që ta emërtoni para se i njëjti të jetë anëtar i Bashkimit Evropian”.

Në “Mini-Shengen”, fokusi sot është më shumë te asistenca financiare ekonomike.

Mbetët të shihet nëse kryeministri Kurti do të vazhdoj të ketë qëndrim të njëjtë karshi ‘Planit Marshall’.

“Marshall Planin”, Shtetet e Bashkuar të Amerikës e kishin krijuar pas Luftës së Dytë Botërore për rimëkëmbjen ekonomike të Evropës./V.Selimi/arbresh.info/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme