Kosova do të ndeshet me Suedinë sot në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova do të ndeshet sot me Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, “Katar 2022”.
Selektori, Bernard Challandes, ka konfirmuar disa mungesa të mëdha në kampin kosovar.
Valon Berisha mungon shkaku i lëndimit, Amir Rrahmani ende nuk është riaftësuar nga lëndimi që pësoi me Napolin dhe Ibrahim Dresevic mungon shkaku i suspendimit nga kartonët e verdhë.
Por, Challandes në konferencën e mbrëmshme ka deklaruar se pavarësisht mungesave, ai ka në mendje një formacion dhe sipas tij ajo do të jetë përbërja më e mirë e mundshme.
Duke marrë parasysh fizikalitetin e Suedisë, Lajmi.net. ju sjell një formacion të mundshëm të Kosovës në këtë ndeshje.
Formacioni i mundshëm i Kosovës:
(3-4-2-1): Ujkani, Aliti, Fazliji, Vojvoda, Hadergjonaj, Voca, Kryeziu, Kololli, Zeneli, Rashica, Muriqi.
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...