Në puntatën e sotme të “Përputhen +40”, Ndriçimi i habiti të gjithë me një deklaratë. Ai i tha Linditës se e ka marrë malli për ish-gruan. Deklarata e tij u komentua shumë në studio, por Lindita u shpreh se kjo nuk e pengon.
“Kjo nuk më pengon se kjo ngelet për t’u parë. Ndoshta fjalët janë herët për t’u thënë. Mendoj se e thotë kështu…se nëse do ndjeje për ish-gruan do ishe me atë sot”, tha ajo.
Ndriçimi ndërhyri duke thënë se nuk e thotë vetëm “kështu”, por është normale të ndjesh mall për një njeri me të cilin ke kaluar vite. “Jo nuk e them kështu…unë kam ndarë vite jete dhe të merr malli. Ne kemi një kafshë në shtëpi dhe të merr malli, jo më një njeri që ke ndarë jetën”, u shpreh ai.
“Thjesht si shoqe të merr malli”, shtoi Lindita dhe u pohua nga Ndriçimi. “Si shoqe normalisht se ajo ka parë jetën e vet”, tha konkurrenti.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte