Qendra Amerikane “Yangon” në Birmani u sulmua me armë zjarri të shtunën, konfirmoi ambasada e Shteteve të Bashkuara në këtë vend.
“Ambasada e SHBA-së konfirmon se Qendra Amerikane Yangon është sulmuar me të shtëna më 27 mars. Nuk ka lëndime. Jemi duke e hetuar incidentin”, thuhet në postimin e ambasadës në rrjete sociale.
Uashingtoni u ka vendosur sanksione zyrtarëve birmanezë pasi ushtria e mori pushtetin, shkruan RT, transmeton Express.
Birmania është përfshirë nga protestat e përgjakshme që nga rrëzimi i qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike më 1 shkurt. Mbi 300 protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë prej asaj kohe.
Misioni i ShBA-së në qytetin yangon i bëri thirrje personelit të vet që të qëndrojë në shtëpi gjatë përleshjeve mes policisë dhe protestuesve.
Forcat e sigurisë në Birmani të shtunën vranë së paku 50 protestues, ndonëse udhëheqësi i qeverisë ushtarake tha se trupat e armatosura do ta mbrojnë popullin dhe do të bëjnë përpjekje për demokraci.
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...