22 vjet më parë forcat ushtarake serbo-malazeze rrëmbyen 11 meshkujt e familjes Qerkini dhe të afërmit ë kësaj familje që gjendeshin mysafirë në Gjakovë.
Tash e 22 vjet, familjet e tyre ende nuk dinë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre, shkruan arbresh.info.
Ferdonije Qerkezi nga Gjakova që nga 27 marsi i vitit 1999 nuk ka asnjë informacion për bashkëshortin dhe katër djemtë e saj.
“Përkujtim me rastin e 22 vjetorit të 11 martirëve të kombit të Komunës së Gjakovës, të rrëmbyer, më 27 Mars 1999. Shoqata “Thirrjet e Nënave” Gjakovë, përkujton datën e 27 Marsit 1999, kur 21 vite më parë forcat policore, ushtarake serbo-malazeze në mënyrë të dhunshme hyn në shtëpinë e Halim Avdurrahim Qerkezit dhe i rrëmbyen 11 meshkuj, ndër ta të zotin e shtëpisë Halim Qerkezin me katër djemtë, Artanin, Armendin, Ardianin, Edmondin”,thuhet në njoftimin e Thirrjet e Nënave.
Në shtëpinë e Ferdonijes, u rrëmbye edhe nipi i Halimit, Vegim Kasim Qerkezi, miku i shtëpisë, Shpejtim Ymeraga.Bashkë me ta u rrëmbyen edhe fqinjët Skender Dylhasi me djalin Myrteza dhe dy djemtë e Gani Jetishit, Shpendi dhe Fatosi.
Shoqata “Thirrjet e Nënave” në përkujtim të 22 vjetorit të rrëmbimit të 11 personave, apelon te institucionet e shtetit dhe ato ndërkombëtare që të bëjnë presion ndaj shtetit të Serbisë që t’i hap arkivat ushtarake dhe të sigurojë dëshmi për vendin ku fshihen trupat e shqiptarëve dhe kthimin e menjëhershëm edhe të 1600 qytetarëve të Kosovës, që ende konsiderohen të zhdukur.
“U bënë 22 vite nga koha kur nga grupi prej 11 meshkujve të rrëmbyer, ende nuk i dihet fati edhe i shtatë meshkujve të tjerë. Këto familje dita ditës po i humbin shpresat duke pritur në ankth ndonjë lajm, prandaj Shoqata ”Thirrjet e Nënave”, Gjakovë apelon tek institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare që të bëjnë presion ndaj shtetit të Serbisë që t’i hap arkivat ushtarake dhe të sigurojë dëshmi për vendin ku fshihen trupat e shqiptarëve dhe kthimin e menjëhershëm edhe të 1600 qytetarëve të Kosovës, që ende konsiderohen të zhdukur./arbresh.info/
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...