Bllokimit të Kanalit të Suezit mund t’ia shohin sherrin edhe qytetarët e Kosovës, pasi sipas ekspertit të transportit detar, Veton Demaj mund të ketë rritje çmimesh të produkteve.
I ftuar në emisionin “Direkt”, Demaj ka treguar se Kosova e shfrytëzon këtë transport 50% nga kontenjerët dhe pjesën tjetër nga porti i Durrësit.
“Kosova e shfrytëzon këtë transport 50% nga kontenjerët dhe nga Porti i Durrësit, ndërsa rreziku më i madh është rritja e çmimeve,” – ka thënë Demaj.
Ai tutje ka shtuar se ‘dëmi që ju shkaktohet në përgjithësi linjave detare është 400 milion dollarë në orë, duke pasur parasysh dëmet e mëdha që i’u shkaktohen linjave detare.’
“Është në rrezik që çmimet të rriten pas datës 15 prill 2020, gjithashtu vlen të tregohet se çmimet ndërkomëtare të transportit janë të nivelit më të lartë që nga fillimi i pandemisë COVID-19 nga e cila pati bllokada të jashtëzakonshme,” – tha ai.
Demaj tregoi se pasi të bëhet zhbllokimi i Kanalit të Suezit nga anija “Evergreen”, do të dihet saktë dëmet e shkaktuara.
“Ndërsa pasi të bëhet zhbllokimi i anijes për të cilen pritet se do të kalojnë javë dhe muaj ,tregtarët do të mund të shohin se sa kane qenë dëmet dhe natyrisht tregtarët që i kanë pasur mallrat e pasiguruara do të detyrohen të i paguajnë”, përfundoi ai.
Për ndryshe, bllokimi i Kanalit të Suezit nga anija detare “Evergreen” është bërë temë ndërkombëtare pasi ky kanal vlerësohet me rëndësi të madhe për transportin ndërkombëtar të mallrave ku 12% e të gjithë tregëtisë botërore eksportohen e kalojnë përmes tij./botasot/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës