Ministria gjermane e Shëndetësisë njoftoi të premten, se personave që fluturojnë në Gjermani do t’u kërkohet t’i nënshtrohen testimit të koronavirusit që nga e marta herët (30.03). Më parë ishte vendosur, mesnata e së dielës, 28 mars, por kjo datë u shty për t’i dhënë kohë përgatitjeve, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn në Berlin.
Udhëtarëve do t’u kërkohet të bëjnë një test COVID para nisjes, pavarësisht nga niveli i rrezikut të koronavirusit në vendin e tyre të origjinës. Linjat ajrore do të pranojnë në bord vetëm pasagjerë me dëshmi negative të testit COVID.
Rreptësimi i rregullave fillimisht mendohej të miratohej të premten. Sidoqoftë, zyrtarët e shëndetësisë thanë, se ata do t’i shtyjnë për ditën e dielë për t’u dhënë udhëtarëve dhe linjave ajrore kohë të përgatiten. Udhëtarët do të duhet ta paguajnë vetë testin.
Rregullat e mëparshme kërkonin teste vetëm nga udhëtarët që vinin nga zona me rrezik të lartë. Tani, udhëtarëve që vijnë nga destinacionet e njohura të pushimeve me numër të vogël rastesh, si Majorka do t’u duhet një test negativ.
Rregulli me kërkesën për testim ndaj COVID-19t pritet të zgjasë deri në mes të majit.
Linjat ajrore kanë thënë, se do të kryejnë qindra fluturime shtesë për të përballuar rritjen e kërkesës.
Numri i rasteve të infektimeve me Covid-19 për 100.000 banorë në shtatë ditë është aktualisht në Gjermani 113./dw/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?