Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Arben Gashi ka folur për qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti. Thotë se LDK do të jetë opozitë konstruktive por ka kujtuar se i pari i qeverisë është i dënuar për vepër penale.
“z.Kurti është person me precedent penal. Pra është person i dënuar për vepër penale, për aktivitetin e dhunës që e ka shkaktu në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë Kuvendit të Kosovës. Kjo është fakt. Po ashtu është fakt që Kuvendi i Kosovës dhe qeveria e kaluar kanë ra sepse një deputet ka qenë i dënuar për vepër penale. Pra kemi dy modele të ndryshme. Kuvendi dhe qeveria kanë ra pasi një deputet që ka votuar për qeverinë ka qenë i dënuar për vepër penale ndërkohë që sot i pari i qeverisë, i cili në bazë të vendimit të qeverisë nuk i është lejuar që të jetë njëri prej 120 deputetëve do të jetë i pari që ulet aty. Është një nonsenslogjik”, tha Gashi për RTV Dukagjini.
“Vepra penale e tij akoma nuk ka përfunduar”, theksoi Gashi.
Por Gashi thotë se LDK nuk do e dërgojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.
“Kemi vendosur të mos e dërgojmë rastin në Gjykatën Kushtetuese sepse kemi vendosur që të respektojmë vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Qytetarët e Kosovës kur e kanë votuar e kanë ditur se është me vepër penale . Nëse dikush tjetër e çon në Gjykatë Kushtetuese është çështje e tyre, nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim se s’mund të jetë kryeministër prapë ne do ta respektojmë por ne jemi këtu për të bërë një opozitë të fuqishme, një opozitë e cila do ta parandalojë çdo rrezik për Kosovën dhe normalisht se do ta përgëzojmë për çdo të mirë që e bëjnë”, theksoi ai.
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”