Google ADS

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese kishte uruar të gjithë liderët, edhe Thaçin, Veselin, Mustafën, Osmanin

19:51 | 26 Mars 2021
L G

Letër-urimi që sot kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi ia dërgoi kryeministrit Albin Kurti në shenjë urimi për detyrën e kryeministrit, nxiti reagime të mëdha.

Madje, edhe ish-kreu i kësaj gjykate, Enver Hasani, i cili deklaroi se urimi i Arta-Rama Hajrizit për Kurtin, rrëzon përtokë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, letra e urimit ndaj Kurtit po del të mos jetë e vetmja. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, u kishte dërguar letër-urimi pothuajse të gjithë liderëve politik në vend pas marrjes së pozitës së tyre.

Arbresh.info ka siguruar disa nga letër-urimet që Rama-Hajrizi ua kishte dërguar liderëve shtetëror pas ardhjes së tyre në krye të detyrës.

Përveç Albin Kurtit, Rama-Hajrizaj u kishte shkruar edhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, Vjosa Osmanit, ish-ministrave të Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Selim Selimi, ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ish- kryeministrit Avdullah Hoti, ish kreut të LDK-së, Isa Mustafa kur kishte marrë postin e kryeministrit, si dhe ish-Presidentit Hashim Thaçi.

Po ashtu, Gjykata Kushtetutës ka deklaruar se Letër-urimet janë standard në vende demokratike, do të vazhdohet kjo praktikë./arbresh.info/

Këto janë dokumentet:

LEXO EDHE

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme