Pretendentia për postin e Presidentit, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen e aktorit të ndjerë, Rasim Thaçi-Cima, më rastin e vdekjes së tij.
Përmes një postimi në facebook, Osmani ka shkruar se sot Kosova u varfërua, mbeti pa ikonën e humorit, aktorin dhe njeriun e mirë që na fali shumë kujtime, raporton arbresh.info
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë sot pranuam lajmin e ikjes së aktorit dhe humoristit të madh Rasim Thaçi-Cima. Humori i tij ishte dritë edhe në ditët tona më të errëta, ishte rezistencë ndaj sistemit shtypës, ishte shpresë për ditë më të mira!
Ai na bëri të qeshim gjithë jetën e tij. Ne sot jemi të pikëlluar, sepse ikja e Cimës do ta lë një zbrazëtirë të madhe. Por, ne do ta kujtojmë përherë me mall humorin e tij!
Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë popullit të Kosovës!/arbresh.info/
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt