Shkruan: Agim Veliu
Përtej rezultateve zgjedhore, nga më zhgënjyeset që nga themelimi i LDK-së, dhe pas një procesi për lakmi, për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, me të drejt pritej që kjo parti të fokusohej në rekuperimin e saj duke instistuar në unitet veprues.
Siq e thash, zgjedhja e kryetarit të ri, pavarësisht vlefshmërisë së vendimeve iniciale që mori, e për të cilat mbase do të flas ndonjëherë tjetër, nga shumë njerëz, përfshirë këtu edhe mua, u pa si një ngjarje dhe moment reflektimi dhe rrjedhimisht edhe fillimi të një pune të madhe për unifikimin e partisë.
Po, sot këtu po marr shkas nga një paraqitje karikaturale, të mjerë të Gazmend Muhaxherit në një televizion mbrëmë. Mesazhet që ky njeri, i instaluar në LDK si një “kali i Trojës”, u përpoq të ipte, ishin çdo gjë tjetër, pos mesazhe uniteti.
Vetëfajsimi që LDK po i bënë veti, duket i ka zënë të befasuar edhe kundërshtarët më të egër të saj nga domeni i Facebook politikës.
LDK, ka marrë flamurin që nuk i takon. Përpjekjet e saja qesharake që të “vendosin kush do jetë kryetar Kosove e kush jo”, në rastin më të mirë janë vardisje e popullizmit, e në rastin më të keq, kapitullim.
LDK, me eksponent si soji i Gaz Muhaxherit, tashmë e ka bërë veten fajtore krysore për çdo dështim eventual të fituesit të zgjedhjeve për konstituimin e institucioneve, duke insisituar që, nga pozita e tretë e duke amnestuar të parin e të dytin, të bëhet adresa e vetme e fajsimit në rast të dështimit të zgjedhjes së Presidentit.
Ky far Gazi i botës, shpërfaqi në mënyrë fëmijnore, gjithë prapaskenat dhe ndytësitë prapa zgjedhjeve të fundit në LDK, duke treguar se “fryma e re” në LDK dhe verpimi politik i saj, këtu e tutje, ndërtohet vetëm duke përjashtuar nga radhët e saj çdo anëtar të devotshëm dhe besnik të saj të cilin, sipas Gaz-it, “po e kritikojkan popullistët dhe perfaqësuesit e partive tjera politike, si dhe “kinezët e Facebook-ut”.
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...