Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë sot në Shkodër, ku ka prezantuar kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kryemadhi theksoi se duhet që të kthejmë rininë, që ka ikur jashtë vendit dhe ta bëjmë Shqipërinë, shtëpinë e shqiptarëve, transmeton bw.
Falja e mbajtur nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi:
Ju jam shumë mirënjohëse të gjithëve. I jam shumë mirënjohëse këtij ekipi fitues. Në fakt Goni (Agron Çela) të jam edhe ty mirënjohës që ia ka bërë të mundur djemve dhe vajzave të Shkodrës që të bëhen pjesë e listës fituese, sepse partitë politike në përgjithësi monopolizojnë pushtetin, monopolizojnë emrin dhe nuk krijojnë hapësira për të rinjtë dhe të rejat.
Dhe ajo që më bën përshtypje është se sa herë që vjen në Shkodër gjen çdo herë dhe më shumë njerëz, gjithmonë gjen më shumë gra, më shumë vajza, më shumë të rinj. Ky është çelësi i suksesit. Çelësi i suksesit të LSI-së kanë qenë të rinjtë, të rejat, kanë qenë forca tek gratë dhe vajzat, prandaj bëhen edhe xhelozë, por le të plasë syri i keq.
Sot edhe pse pandemia nuk na lejon që ne të kemi takime të mëdha, kjo nuk e ndalon forcën e LSI-së për të kontaktuar me njerëzit, për të biseduar me ta, për të qenë në çdo shtëpi.
Ne sot prezantojmë kandidatët e Shkodrës, por në fakt Shkodra e ka shumë të thjeshtë komunikimin me kandidatët, e ka shumë të thjeshtë komunikimin me të rinjtë dhe të rejat, sepse vetë LSI-a në Shkodër ka qenë promotorë e promovimit, e emancipimit, e kulturës, promotorë e dijes.
Dhe ne këtu sot kemi Melisën si më të renë, e cila është studente në Angli. Dhe unë Melisa jam e bindur që dijet e tua nuk do të ngelen në Angli, por do të vijnë këtu, do të kthehen. Angazhimi i studentëve në listën e LSI-së nuk ka të bëjë thjesht për t’i marrë njerëzit dhe për të thënë që ne kemi studentë, por ka të bëjë me faktin për t’iu futur një rruge, e cila për hir të së vërtetës është në dorën tuaj.
Kjo është beteja jote e parë elektorale dhe në këtë betejë elektorale normal që ti nuk mund të ndihesh siç ndihet Monika që ka 17 fushata që bën, por të jesh e bindur që forca jote, energjia jote, fjala jote është shumë më e fortë se fjala e Monikës. Ti ke pasion, ti ke dëshirë për të ecur përpara dhe mbi të gjitha do ta bësh këtë vend.
Monika, Goni apo edhe shumë të tjerë që janë themelues të LSI-së, që e bënë LSI-në nuk kanë mision thjesht për të qenë deputetë në Parlament, por ne kemi mision t’ju kthejmë ju që keni mbaruar studimet jashtë, të mbaroni studimet, të vini në Shqipëri dhe të kontribuoni në vendin tonë, sepse unë dhe Agron Çela u dolëm për Zot prindërve tanë, po ne kush do të na dalë për Zot? Kështu që keni misionin që Shqipërinë ta bëni shtëpinë e shqiptarëve, sepse në qoftë se një njeri nuk ka shtëpi, nuk ka familje është qyqar. Dhe nuk duam ti lëmë shtëpitë e shqiptarëve shtëpi qyqarësh, por duam ti kthejmë në shtëpi.
Shkodra është një qytet i jashtëzakonshëm. Në fakt unë u mora me Melisën, por nuk mund të rri pa thënë gjë për Edmond Ndoun, sespe Mondin e gjej kudo me të gjithë mniqtë e mi që i takoj, që s’kanë lidhje me LSI-në, por që janë dashamirës të Mondit dhe që thonë: Ah moj burrneshë, keni gjetur një burrë të mirë me atë Mond Ndoun! Për të mos vazhduar më pas tek Lindita apo te avokatja Allhysa. Për të mos vijuar më tej me Ilirin, që është i hershëm dhe një nga themeluesit e LSI-së. Apo më tej për të kaluar tek Linda, gazetare, ku ne kemi nevojë gjithmonë për fjalën e lirë, sepse fjalën e lirë nuk e kemi vetëm në media, por fjala e lirë është kudo, për të folur edhe brenda institucioneve të partisë. Për të kaluar më pas te Ashimi, tek Ermira, Somela dhe te Ervisi.
Unë jam e bindur që Lëvizja Socialiste për Integrim në Qarkun e Shkodrës do të jetë një strukturë, e cila nuk ka thjesht qëllimin e votës në kuti, por ka qëllimin për ta ndryshuar këtë realitet, dhe për të kthyer ekonominë, punësimin, zhvillimin, kulturën, artin.
Në fakt është fat i madh që ju nuk keni kryetar Bashkie të rilindjes këtu për momentin, sepse edhe Teatrin ‘Migjeni’ do e kishin prishur. Edhe lagjet e vjetra shkodrane po ashtu. Shikoni së çfarë po ndodh në Tiranë, se çfarë po bën kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po shkatërron edhe Maternitetin, aty ku kanë lindur me miliona fëmijë të Tiranës, aty ku miliona nëna kanë kaluar dhe përjetuar emocione të jashtëzakonshme. Dhe të shkatërrosh Maternitetin sepse do të ndërtosh kullë aty, kur ndërkohë është një nga godinat më qendrestare, më të vjetra apostafat të ndërtuara për atë punë, është me të vërtetë e tmerrshme.
Pora, ky kontingjent njerëzish që kërkon të shkatërrojë memorien, e shkatërruan memorien historike, e shkatërruan memorien politike, tani duan të shkatërrojnë edhe memorien emocionale të familjes shqiptare.
Megjithatë unë jam e bindur që 25 prilli do të jetë fundi i kësaj monstruoziteti të këtij shkatërrimi të memories së historisë sonë, por secili nga ne duhet të punojë çdo ditë duke trokitur derë më derë, duke takuar miqtë dhe shokët për të shtuar çdo ditë nga një votë.
Në të gjithë historinë e LSI nuk ka nevojë të çosh njoftime, sepse LSI punon shtëpi më shtëpi, dhe shkon në mikro, nuk shkon në makro. Ajo që është LSI është familja, duke e konsideruar shpirtërore familjen tonë, duke i konsideruar të gjithë të barabartë dhe duke i dhënë dorën njëri – tjetrit për të ecur përpara.
Unë jam e bindur që LSI në Shkodër do të ketë fitore spektakloare, sepse këtë e ndiej tek dhimbja që kanë kundërshtarët tanë politikë, tek xhelozia që ata kanë, e ndiej që nuk lënë gur pa lëvizur për të bërë gjëra dhe skena nga më të ndryshmet për të sulmuar LSI-në në Shkodër, por e kanë të pamundur, sepse jo vetëm që LSI është një uragan të rinjsh dhe të rejash që do të përmbysin jo vetëm rilindjen, por edhe do ti japë fund këtij tranzicioni politik, ekonomik dhe shoqëror.
Jam e bindur që më 25 prill LSI do të jetë një nga forcat, mos them forcë e parë, do të jetë forca kryesore që do të krijojë një histori të re në jetën politike shqiptare dhe do ti japë fund jo vetëm tranzicionit, por do të krijojë zhvillimin, hapësirën dhe do të jetë vërtet ura lidhëse e Shqipërisë me BE-në për të krijuar atë hapësirë për të cilën aspirojmë dhe ëndërrojmë të gjithë shqiptarët.
Një Shqipëri evropiane me të rinj dhe të reja, një Shqipëri që lulëzon. Një Shqipëri që begaton dhe një Shqipëri ku të gjithë janë të lumtur, të qetë dhe solidarë me njëri – tjetrin.
Flamujt politik ikin dhe vijnë. Ne si LSI fokusohemi tek njerëzit, ju shërbejmë njerëzve, mbajnë premtimin dhe krijojmë hapësira pa fund për të rinjtë dhe të rejat.
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb