Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, pas homazheve që ka bërë së bashku me kryeministrin Albin Kurti në Krushë të Vogël, ka thënë se Serbia po kryen krim të dyfishtë, duke i fshehur krimet.
Ajo tha mosdënimi i atyre që kanë kryer krime e fshehja e trupave të pagjetur janë krime në vete.
“Ky është gjenocid i dyfishtë, sepse edhe fshehja e krimit është krim në vetvete. Duke mos lejuar hapjen e varrezave masive, duke mohuar krimet, gjenocidin, mos kërkuar falje dhe duke mos vënë kryesit e veprave para drejtësisë, Serbia po kryen këtë krim të dyfishtë”, tha ajo.
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës