Duke nisur nga e diela (28.03), Gjermania do të kërkojë që të gjithë personat që hyjnë në vend me aeroplan t’i nënshtrohen një testi për COVID-19. Më parë testi kërkohej vetëm për udhëtarët nga zonat me rrezik të lartë.
Ministria gjermane e Shëndetësisë njoftoi të enjten (25.03) se personave që fluturojnë në Gjermani do t’u kërkohet t’i nënshtrohen testimit të koronavirusit që nga mesnata e së dielës, 28 mars.
Udhëtarëve do t’u kërkohet të bëjnë një test COVID para nisjes, pavarësisht nga niveli i rrezikut të koronavirusit në vendin e tyre të origjinës. Linjat ajrore do të pranojnë në bord vetëm pasagjerë me dëshmi negative të testit COVID.
Rreptësimi i rregullave fillimisht mendohej të miratohej të premten. Sidoqoftë, zyrtarët e shëndetësisë thanë, se ata do t’i shtyjnë për ditën e dielë për t’u dhënë udhëtarëve dhe linjave ajrore kohë të përgatiten. Udhëtarët do të duhet ta paguajnë vetë testin, raporton DW.
Rregullat e mëparshme kërkonin teste vetëm nga udhëtarët që vinin nga zona me rrezik të lartë. Tani, udhëtarëve që vijnë nga destinacionet e njohura të pushimeve me numër të vogël rastesh, si Majorka do t’u duhet një test negativ.
Rregulli me kërkesën për testim ndaj COVID-19t pritet të zgjasë deri në mes të majit.
Linjat ajrore kanë thënë, se do të kryejnë qindra fluturime shtesë për të përballuar rritjen e kërkesës.
Numri i rasteve të infektimeve me Covid-19 për 100.000 banorë në shtatë ditë është aktualisht në Gjermani 113.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...