Shteti amerikan i Alabamës u godit të enjten nga një numër tornadosh që lanë 5 të vrarë.
Stuhitë në shtetin jugor të SHBA-së erdhën pas gati 50 tornadove të tjerë të fuqishëm që përshkuan rajonin javën e kaluar.
5 viktima u raportuan në zonën e Kalhunit, midis Birmingamit dhe kufirit me Xhorxhën.
Mes tyre ishin tre anëtarët e një familjeje që banonin në një shtëpi druri, ndërsa një burrë dhe një grua tjetër humbën jetën në shtëpitë e tyre portative.
Në vitin 2011, e njëjta zonë raportoi një bilanc edhe më fatal: 13 viktima si pasojë e tornadove.
Autoritetet njoftuan se stuhitë e forta dhe përmbytjet vazhduan përgjatë natës, ndërsa 35 mijë banorë mbetën pa energji elektrike.
Të paktën 60 banesa janë dëmtuar dhe gjysma e tyre, në formën më serioze.
Rreziku i tornadove mbetet i lartë në qytetin industrial të Birmingamit, me impakt të mundshëm në jetë njerëzish dhe në godina./bbc/arbresh.info/
“Bota është në zjarr”, Trump reagon pas sulmit me raketa të ...
Më shumë se 100 persona janë duke përgatitur padi kundër rep...
Sa herë në vit duhet t’i prisni flokët? – Këshillat e duhura
Çajrat bimorë që shuajnë dëshirën për cigare
Pas sulmit iranian, Ambasada e Shqipërisë tregon numrat ku q...
Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu: Irani do ta paguajë shtrenjt...