Ka vdekur sot nga Covid-19 aktori i njohur shqiptar nga Shkupi, Luran Ahmeti.
Luran Ahmeti gjatë kohës sa punonte si aktor, ka luajtur në disa filma të njohur edhe ndërkombëtarisht.
I ndjeri Ahmeti kishte qenë pjesë e filmit të famshëm “Taken” ku përmendej edhe Tropoja e Shqipërisë.
Gjatë një interviste të dhënë për mediat shqiptare, Ahmeti kishte rrëfyer edhe për përvojën që kishte pasur në këtë film.
I pyetur se si u gjend ai në një film si Taken ku shqiptarët e ballkanasit nuk ishin në kushte favorizuese, aktori ka rrëfyer: “Unë kam pasur disa oferta nga filma ku më është ofruar roli negativ e unë nuk e kam pranuar dhe më pas ato filma janë bërë shumë të suksesshëm. E vërteta është se mua kjo më hante nga brenda, pse nuk u bëra pjesë e budallallëkut tim”.
Luran Ahmeti po ashtu me rolin e tij ishte pjesë e serialit të famshëm turk “Sulltani i Madhërishëm” si dhe në serialin tjetër turk “Lugina e Ujqërve”, si dhe serialit me prodhim nga Kosova, “O’ sa mirë”./botasot/
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...