Google ADS

Dafina Zeqiri infektohet me coronavirus

22:51 | 25 Mars 2021
A. B.

Artistja e njohur, Dafina Zeqiri, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.

Derisa qëndroi me vite aktive në skenën muzikore, ajo ka grumbulluar me mijëra mbështetës, shkruan portali arbresh.info

E së fundi, artisja ka njoftuar fansat se është infektuar me Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Dafina përmes një postimi në story-n e Instagram në profilin e saj.

“Covid nuk dëshiron të bëjë selfie, por shko në djall Covid”, ka shkruar Dafina, duke ia bashkangjitur një selfie.

Kujtojmë se “Duro” është hiti saj i fundit, që u prit jashtëzakonisht mirë nga adhuruesit e muzikës së saj. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme