Zaev pranon ftesën e Mickoskit

21:40 | 25 Mars 2021
A. B.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dje i bëri thirrje kryeministri Zoran Zaev për takim tet-a-tet.

“Për shkak se nuk isha për një periudhë i pranishëm për shkak të coronavirusit, i bëj thirrje tani Zaevit për takim tet-a-tet. Ai le të zgjedhë ditën dhe kohën. Unë do ta përshtati kohën ashtu atij si do t’i konvenojë dhe do të bisedojmë për ato punë të rëndësishme për qytetarët, kriza me pandeminë dhe deri te puna e Kuvendit dhe regjistrimi”, tha Mickoski.

Ndërkaq kryeministri Zoran Zaev sot për TV21 pranoi ftesën e Hristijan Mickoski.

“Natyrisht që po, pranoj”, thotë Zaev./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme