Me 558 vota për, 70 kundër dhe 59 përmbajtur Parlamenti Evropian e miratoi rezolutën e raportuesit për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kuychuk.
Raporti i përshëndet përpjekjet e Maqedonisë së Veriut në reformat për anëtarësim në BE dhe i inkurajon Shkupin dhe Sofjen që të gjejnë zgjidhje të pranueshme rreth kontestit.
Amendamenti i parashtruar nga Socialdemokratët dhe Të gjelbërtit që kishte të bëj me retorikën provokuese të Bullgarisë drejt Maqedonisë së Veriut nuk kalo për shkak të bllokimit të eurodeputetëve të PPE-së dhe Konservatorëve Evropian.
Kyuchuk përshëndeti faktin që Maqedonia e Veriut vazhdoi me reformat edhe pse ka pandemi.
“Shpresoj se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të vazhdojnë me dialogun rreth çështjeve të pazgjidhura”, tha mes tjerash Kuychuk.
Eurokomesari për Zgjerim, Oliver Varleiy para fillimit të seancës tha se shpreson se Maqedonia e Veriut do të mund që formalisht t’i fillojë bisedimet në gjysmën e parë të këtij viti, gjatë kryesimit portugez me BE-në./Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...