Posta e Kosovës ka promovuar dy pulla postare shumë të çmuara “Nga arti skenik – Leze Qena dhe Besim Sahatçiu”, të cilat u dedikohen dy figurave të ndritura të kulturës tonë, regjisorit Besim Sahatçiu dhe aktores Leze Qena.
Me këtë rast të pranishëm ishin familjarët Sahatçiu e Qena, mysafirë të tjerë dashamirë të artit dhe kulturës, ndërsa në shenjë mirënjohje iu janë dhuruar pulla postare të punuara në bronz.
Në emër të familjes së regjisorit, i biri Besniku, babai i artistes së madhe shqiptare me famë botërore, Rita Ora, falënderoi Postën e Kosovës për pullën postare. Po ashtu edhe Argjenda, e bija e Leze Qenës, pati falënderime për ndërmarrjen tonë që e vlerësoi aktoren në një vjetorin e vdekjes së saj – thuhet në një komunikatë.
Po ashtu, gjatë evenimentin përmes video-projektorit u shpalosën disa skena teatrale të artistëve, ndërsa përmes video-incizimit, u paraqit edhe mbesa e regjisorit, këngëtarja e madhe Rita Ora, e cila përshëndeti dhe falënderoi Postën e Kosovës për këtë dedikim të pullës postare për gjyshin e saj.
Regjisori i famshëm, Besim Sahatçiu u lind në vitin 1935 në Pejë, pasi mbaron studimet në Akademinë e Filmit në Zagreb, në degën e Regjisë, iu përkushtua me zell veprave të ndryshme letrare, regjinë e filmave artistik të metrazhit të gjatë, “Era dhe Lisi”, “Përroi vërshues”, filmave dokumentar të metrazhit të shkurtër, “Bukë e krip e zemër”, “117”, si dhe me dhjetëra shfaqje teatrore e disa edhe televizive. Besimi ishte intelektual i madh, këngëtar e gjeni i artit, ai redaktoi shumë programe kulturo-artistike në ish Televizionin e Prishtinës. Roli i tij në krijimtarinë, kultivimin dhe afirmimin e artit skenik, kinematografik, të kulturës sonë në përgjithësi, ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm. Ai vdiq në vitin 2005.
Familja Sahatçiu dhe Qena i kanë dhuruar përherë artistë të mëdhenj vendit tonë. Ndërsa sot në përkujtim të dy ikonave…
Posted by Adriana Matoshi on Thursday, 25 March 2021
Aktorja jonë e madhe, Leze Qena u lind më 1 mars 1935 në Prizren, e cila pasi mbaroi studimet për aktrim në Prishtinë, ndërsa shfaqjet më të njohur teatrale të saj janë; “E shoqja e Hasan Agës”, “Kushëriri prej Amerike”, “Familja e pikëlluar”, “Nuk martohem me pare”, “Tartufi”, “Autobiografia”, “Duart e papastra”, “Othello”, “Antigona”, Borëbardha dhe shtatë shkurtabiqët”, “Kur është gruaja memece”, “Hanka”, “Pjata e drunjtë”, “Miu në xhep”, në komedinë “Fjala është për banesën”, si dhe projektet e pasluftës si, “Familja Moderne”, Kombinati, “Çka ka shpija” dhe të tjera. Ajo vdiq 25 mars 2020.
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”