“Më shumë se çdo fatkeqësi tjetër, pandemia na tregoi se sa është e rëndësishme të ulim rreziqet dhe të ndërtojmë rezistencë ndaj katastrofave. Pandemija ka mbyllur kufijt, ka ngrirë proceset socio-ekonomike dhe ka rritur besueshmërinë për rreziqe të vjetra, por edhe të reja, komplekse dhe sistemore. Këto janë sfida serioze edhe për shumë shtete më të mëdha dhe më të pasura. Një problem shtesë për ne është fakti se, përveç burimeve të kufizuara njerëzore, materialo-teknike dhe financiare, ne gjithashtu përballemi me një mungesë kronike të koordinimit dhe bashkëpunimit institucional”.
Këtë e theksoi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në konferencën e sotme online “Kapacitet i përmirësuar për parandalimin e fatkeqësive dhe menaxhimin e krizave në nivel lokal”, në organizim të Institutit për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS).
Pendarovski tha se Komisioni Evropian në raportin e tij të fundit për përparimin e Maqedonisë së Veriut, kërkoi në mënyrë të prerë përmirësimin e bashkëpunimit dhe koordinimit mes Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrës për Menaxhimin e Krizave.
“Pandemia është test stresi jo vetëm për sistemin shëndetësor, por edhe për menaxhimin e krizave, për sistemet e menaxhimit të krizave dhe mbrojtjes dhe shpëtimit, jo vetëm në nivel kombëtar, siç mendojmë shpesh, por edhe në nivel lokal. Shumë nga komunat tona, kanë probleme me përmbytjet, zjarret, rrëshqitjet e tokës, rrëshqitjet e gurëve dhe ndotjen. E dimë që sa herë që ndodh një fatkeqësi ose katastrofë, bashkësitë lokale janë të parat që goditen, prandaj, dhe të parët që duhet të reagojnë janë autoritetet lokale dhe njësitë rajonale të institucioneve kompetente”.
“Duhet të punohet edhe në dokumente strategjike dhe operative. Ndonëse iu qasëm Kornizës Sendai për uljen e rrezikut nga katastrofat, ende nuk janë miratuar as strategjitë kombëtare dhe as ato komunale për uljen e rrezikut nga katastrofat. Ne jemi një nga shtetet e pakta, që ende nuk ka vendosur kornizë për rimëkëmbje në fazën e hershme dhe vijuese”, theksoi Pendarovski.
Ai shtoi se hulumtimi nga Instituti i demokracisë “Societas Civilis” sugjeron që na mungon një qasje sistemor për uljen e rrezikut nga katastrofat.
Pendarovski vlerësoi se kjo ka të bëjë me perceptimin e gabuar të rreziqeve si dukuri të izoluara hapësinore, kohore dhe funksionale në vend se si të lidhura ngushtë mes vete.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...