Google ADS

Alarm për bombë në dy avion në aeroportin e Stambollit

16:29 | 25 Mars 2021
A. B.

Në aeroportin e Stambollit është dhënë një alarm për bombë në dy avionë. Mësohet se dy avionët janë dërguar në një zonë të sigurt ndërsa është krijuar një perimetër sigurie për të shmangur incidentet.

Avionët e pasagjerëve të linjës ajrore “Turkish Airlines” kishin destinacion Stutgartin dhe Mynihun në Gjermani.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për të gjetur nëse bombat janë të vërteta apo bëhet fjalë për një alarm fals.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme