Kosova, me katër garues në “Grand Slamin” e Gjeorgjisë

16:12 | 25 Mars 2021
A. B.

Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka do ta përfaqësojnë vendin tonë në garën prestigjioze të xhudos, që do të mbahet në Tbilisi. Ata synojnë të kthehen në Kosovë me medalje

Ekipi i xhudos së Kosovës do të marrë pjesë në Grand Slam Tbilisi të Gjeorgjisë, i cili do të mbahet nga e premtja deri të dielën.

Në këtë garë, vendi ynë do të përfaqësohet me katër garues.
Nora Gjakova do të garojë nesër në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ndërkaq, Akil Gakova (-73kg) dhe Laura Fazliu (-63kg) do të zbresin në tatami të shtunën.

Kurse, eksperiencën e Kosovës do ta mbyllë Loriana Kuka (-78kg), e cila do të garojë të dielën.

Garuesit kosovarë synojnë të jenë të suksesshëm në kryeqytetin gjeorgjian dhe të fitojnë medalje.

Në këtë Grand Slam do të marrin pjesë 465 garues nga 80 shtete të botës, respektivisht nga 5 kontinente. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme