254 pacientë janë të shtrirë aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë 77 pacientë janë duke u trajtuar me COVID-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: tre pacientë janë në respiratorë (CPAP), 60 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Ndërkohë që gjashtë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Pejës 347 pacientë kanë kryer vizita specialistike dhe nga këta 33 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa 34 pacientë janë liruar pas trajtimit që i është ofruar.
Katër lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë – tri lindje kanë qenë normale dhe një me prerje cezariane. Kanë lindur katër foshnje, dy të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore.
280 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,123 analiza, ndërsa janë kryer 14 operacione. 37 hemodializa janë kryer gjatë 24 orëve./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?