Presidenti i SHBA-së, Joe Biden sot do të mbajë konferencën e tij të parë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, që nga marrja e detyrës më 20 janar.
Presidenti i SHBA-së iu përgjigjë pyetjeve të gazetarëve, ai nuk e ka organizuar një konferenc zyrtarisht deri më tani.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden nuk mund të mbante konferencë shtypi në dy muajt e parë si president sepse ai ishte përqëndruar në sigurimin e mjaftueshëm të vaksinave kundër Covid-19 dhe në kalimin e një pakete ndihme prej 1.9 trilionë dollarësh në Kongres.
“Atje kanë qenë koha, energjia dhe fokusi i tij. Por ndërkohë, ai u përgjigjet pyetjeve disa herë në javë dhe shpreson të vazhdojë ta bëjë këtë“, tha sekretari i shtypit i Biden Jen Psaki.
Sipas CNN, është e mundur që presidenti të përballet me disa pyetje në lidhje me një sërë çështjesh urgjente.
Konferenca për shtyp do të mbahet në orën 1:15 pasdite me kohën lokale, e cila do të transmetohet në rrjetet kryesore televizive në të gjithë vendin.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...